Nga Rajoni
15 July 2026
Kurti priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, thekson rritjen ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu, në një takim ku u diskutua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe këtij organizmi ndërkombëtar, si dhe zhvillimet demokratike në vend. Kurti e falënderoi Sinirlioğlu për kontributin e vazhdueshëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, duke theksuar se ai ka ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen për sundimin e ligjit. "Ne jemi të bindur që stabiliteti i vërtetë arrihet nëpërmjet forcimit të institucioneve demokratike, duke siguruar të drejta të barabarta për të gjithë, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", u shpreh Kurti. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm ekonomik, duke bërë të ditur se Bruto Produkti Vendor ka arritur në 12 miliardë euro. Ai shtoi se vendi ka avancuar edhe në sundimin e ligjit dhe sigurinë publike, duke theksuar se "vlerësimet ndërkombëtare e njohin Kosovën si një nga vendet më të sigurta në Evropë."



Të ndryshme
Më shumë
A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?26 August 2021
Eduard Kuçi nën kërkim policor, akuzohet për moskallëzim krimi 8 September 2026
10 euro për të hyrë në Prishtinë: Komuna propozon taksë të re për automjetet e jashtme31 May 2026