Nga Bota
15 July 2026
BE-ja krijon grup emergjent për t’u përgatitur ndaj krizave dhe përplasjes së mundshme tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian po krijon një grup pune emergjent për të parashikuar dhe menaxhuar krizat e mundshme, me fokus të veçantë rrezikun e një përplasjeje tregtare me Kinën pas skadimit të marrëveshjes së përkohshme për eksportet e tokave të rralla. Sipas Financial Times, grupi do të nisë punën në shtator dhe do të përfshijë përfaqësues nga departamentet kryesore të Komisionit Evropian. Një zyrtar i lartë evropian deklaroi se, “bëhet fjalë për të qenë më fleksibël dhe për t’u përgatitur për të përballuar çështjet që ne identifikojmë si probleme”, ndërsa një tjetër theksoi se, “grupi i punës do të kërkojë burime alternative furnizimi dhe mund të përdorë fonde të BE-së për të garantuar vazhdimësinë e furnizimeve”. Brukseli druhet se Kina mund të rikthejë kufizimet ndaj eksporteve të tokave të rralla, materiale jetike për industrinë evropiane, ndërsa Komisioneri për Tregtinë, Maroš Šefčovič, ka paralajmëruar se BE-ja do të ndërmarrë masa nëse nuk ka përparim në uljen e deficitit tregtar me Pekinin. Paralelisht, Komisioni Evropian po përgatit masa të reja për të reduktuar varësinë nga furnizues të vetëm, duke përfshirë nxitjen e riciklimit të materialeve strategjike dhe diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit, si pjesë e strategjisë për të rritur sigurinë ekonomike të bllokut evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Elon Musk në gjyq kundër OpenAI, akuza për devijim nga misioni bamirës dhe kërkesë për dëmshpërblim miliardësh29 April 2026
Osmani dhe Sijarto do ta hapin konsullatën e re të nderit në Shtip23 June 2021
Perinski: Shtatë projekte për Petrovecin, mbi 100 milionë denarë investime për zhvillimin lokal22 June 2026