Nga Vendi
16 July 2026
Ali Ahmeti takon ambasadorin britanik, theksohet partneriteti dhe rruga evropiane e vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Kuvend një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson. Gjatë takimit, Ahmeti e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike. Sipas Ahmetit, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se të dy bashkëbiseduesit ritheksuan rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si një element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Shuhet aktori italian Remo Girone 4 October 2025
Osmani sot në Serbi për takime me Vuçiqin, Daçiqin dhe Brnabiqin18 February 2021
Besimi nuk ndryshon, edhe 4 vite të tjera Armando Duka në krye të FSHF-s 16 February 2026