Nga Rajoni
16 July 2026
Kamberi: 53 deputetë opozitarë kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se 53 deputetë të opozitës i kanë dorëzuar kryeministrit serb Gjuro Macut një kërkesë për shkarkimin e ministres për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik” në Kosovë. Sipas Kamberit, nisma është ndërmarrë nga grupi parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, me kërkesën që kryeministri, “pa asnjë vonesë”, t’ia propozojë Kuvendit shkarkimin e ministres. “Kryeministri Macut ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare”, ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se refuzimi për ta shkarkuar atë do të nënkuptonte përgjegjësi për normalizimin e një politike të tillë. Ai theksoi gjithashtu se partitë e pakicave që janë pjesë e qeverisë serbe nuk e mbështetën këtë iniciativë. Deklarata e Paunoviqit, e bërë në televizionin serb Kurir, është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e Kosovës, ndërsa komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur habinë që ajo vazhdon të mbetet ministre. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se komentet e saj “nuk pasqyrojnë vullnetin tim, e as të Qeverisë së Serbisë”.



Të ndryshme
Më shumë
Pacientët në spitalet zvicerane: Sa janë të vaksinuar e sa të pavaksinuar20 August 2021
Fifi përlot duke rrëfyer: E çova në pushime, ai më erdhi me dashnore ma hapi ajo telefonin16 October 2021
Çka ndodhi? Zhduket nga Youtube kënga e Kushtrimit10 October 2026