Nga Rajoni
16 July 2026
Marta Kos: Nuk mund ta imagjinoj që Paunoviq të mbetet ministre pas asaj deklarate

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me Kosovën, duke u shprehur se është e pabesueshme që ajo vazhdon të mbajë postin e ministres. Gjatë fjalës së saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane në Parlamentin Evropian, Kos theksoi se politikanët e vendeve kandidate duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën që kanë deklaratat e tyre publike. “Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi Kos. Reagimi i saj vjen pasi Paunoviq kishte deklaruar në një intervistë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do të kishte vepruar ndryshe ndaj Kosovës në vitin 1998. Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Burimi: Radio Evropa e Lirë (REL)



Të ndryshme
Më shumë
Artan Hoxha: Vrasja e bankierit Santo mund të ketë pasur prapavijë politike 2 April 2026
Koronavirusi, 500 viktima dhe 3.656 raste aktive 4 August 2020
Biznesmeni gay: Shyqyr që nuk shkoj më me meshkuj shqiptarë28 July 2021