ShowBiz
17 July 2026
Dafina Zeqiri emocionon me urimin për ditëlindjen e parë të djalit të saj

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot emocion me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të saj, Daskan Gjergji. Në publikimin e saj, ajo kujtoi momentin kur u bë nënë, duke shkruar: “Një vit më parë, e gjithë bota ime ndryshoi, 12:12, 17 korrik 2025.” Në urimin e saj, Dafina shprehet se ardhja në jetë e djalit i ka ndryshuar rrjedhën e jetës dhe mënyrën si e sheh botën. “Ti shërove pjesë të mia që nuk e dija se kishin nevojë për shërim, dhe m'i hape sytë për atë çfarë ka vërtet rëndësi. Engjëlli im i vogël, princi im, djali im i artë... ti je bekimi më i madh i jetës sime”, ka shkruar ajo. Artistja e ka përmbyllur urimin me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen e parë. Të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, Daskan Gjergji.” 



Të ndryshme
Më shumë
Anita Haradinaj i uron vetes ditëlindjen me fjalë të veçanta12 October 2026
1 mijë testet e marra donacion nga Serbia nuk janë përdorur asnjëherë, Kosova do të paguaj për t’i asgjësuar ato 2 August 2021
Dagz i thotë ‘Të dua’, reagimi i Einxhelit nuk pritej14 January 2022