Nga Vendi
19 July 2026
Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tre personave të zhdukur

Familjarët e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit kanë bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tyre, pasi rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës. Sipas njoftimit të familjes, tre personat janë parë për herë të fundit rreth orës 22:00 në Shkup, pasi ishin nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në drejtim të Kosovës. Që nga ai moment nuk është arritur të vendoset kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur. Familjarët bëjnë të ditur se ata po udhëtonin me një automjet tip Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa gjermane MR-DT 2025, dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë personat ose automjetin, apo disponojnë ndonjë informacion të dobishëm, të njoftojnë menjëherë Policinë ose familjen. Në apelin e publikuar theksohet se "çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm" dhe kërkohet që njoftimi të shpërndahet sa më gjerësisht për të ndihmuar në lokalizimin e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Gazetari dhe artisti gostivaras Valon Osmani i bashkohet iniciative?s ” Gostivari qe? dua” 3 September 2021
Jasmina nuk mohon lidhjen me Ardian Bujupin, këngëtari përgjigjet përfundimisht25 March 2022
Bën ‘twerk’ mbi tavolinë, vajza thyen llampën luskoze dhe i duhet të paguajë gjobë të majme27 October 2021