Nga Rajoni
21 July 2026
Seanca ndaj Erion Veliajt shtyhet për në shtator, avokati i tij gjobitet me 50 mijë lekë

Seanca e radhës në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë nuk u zhvillua këtë të martë, për shkak të mungesës së Veliajt dhe avokatit të tij, Plarent Ndreca. Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, kishte bërë të ditur se kishte dijeni për seancën, por nuk do të ishte i pranishëm. Avokati i tij kërkoi shtyrjen, pasi ndodhej në një proces tjetër gjyqësor. SPAK e konsideroi mungesën e mbrojtjes pengesë për vijimin e procesit dhe kërkoi caktimin e një avokati kryesisht, si dhe marrjen e masave ndaj Ndrecës. Ndërkohë, mbrojtja e Ajola Xoxës përsëriti kërkesën për pezullimin e gjykimit për shkak të lejes së lindjes. Gjykata vlerësoi se dokumentacioni i paraqitur nuk provonte pamundësinë objektive të saj për të marrë pjesë në proces. Në përfundim, GJKKO gjobiti me 50 mijë lekë avokatin Plarent Ndreca dhe caktoi Valentina Teodoreskun si mbrojtëse kryesisht të Veliajt, krahas avokatit të zgjedhur prej tij. Seanca e radhës u caktua më 15 shtator, ndërsa gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn.



Të ndryshme
Më shumë
NASA krahason Tokën pas 54 vitesh, nga “Blue Marble” te misioni Artemis II 4 April 2026
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri25 April 2026
Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së 3 July 2021