Nga Vendi
21 July 2026
BDI kërkon veprim të menjëhershëm të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

BDI-ja, përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve lidhur me atë që e cilëson si shkelje të detyrimeve ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe nga Qyteti i Shkupit. Sipas BDI-së, „për të dytën ditë me radhë, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve vazhdon të heshtë”, ndërsa kryetari i Shkupit, sipas tyre, nuk ka ndërmarrë hapa për korrigjimin e situatës. Partia kërkon hapjen e procedurës së inspektimit, konstatimin zyrtar të shkeljes, korrigjimin e menjëhershëm dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj përgjegjësve. „Drejtori i Inspektoratit paguhet për të vepruar, jo për të heshtur”, thuhet në reagim, ndërsa BDI-ja kërkon edhe dorëheqjen e tij nëse, siç shprehet, nuk është i gatshëm ose i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij. BDI-ja paralajmëron se do ta vazhdojë këtë çështje përmes mjeteve ligjore, institucionale dhe politike, deri në, siç thotë, respektimin e plotë të ligjit dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Qytetit të Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana22 June 2021
Saveski mohon kontaktet me Qeverinë, thekson pavarësinë e procesit të zgjedhjes23 March 2026
Shkup, një person duke ikur nga policia është h edhur në Lumin Vardar12 July 2020