Nga Vendi
24 July 2026
Mucunski: Ka impuls pozitiv për zgjidhjen, por pa lëshime për historinë dhe identitetin

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka deklaruar se komunikimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane dhe Bullgarinë është i vazhdueshëm, ndërsa bisedimet për zhbllokimin e procesit eurointegrues po zhvillohen pa u bërë publike detajet. Sipas tij, publikimi i përmbajtjes së negociatave nuk do të ndihmonte në arritjen e një zgjidhjeje. “Ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të kërkojmë një zgjidhje”, tha Mucunski, duke theksuar se ekziston një impuls pozitiv për të avancuar procesin, por se ende nuk ka një marrëveshje konkrete që mund t’i prezantohet opinionit. “Derisa të gjitha palët e përfshira në proces të bien dakord, bëhet fjalë vetëm për bisedime”, u shpreh ai. Mucunski siguroi se çdo zgjidhje do të jetë në përputhje me qëndrimet e shpallura të Qeverisë dhe se nuk do të ketë lëshime që prekin historinë dhe identitetin maqedonas. Ai gjithashtu deklaroi se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese, duke u pajtuar me qëndrimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova se në këtë dokument nuk ekziston asnjë dispozitë, e shprehur apo e nënkuptuar, që lidhet me momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. “Nuk kemi ndërmend të bëjmë lëshime që prekin interesin kombëtar, historinë dhe identitetin”, theksoi Mucunski, ndërsa shtoi se, sipas interpretimit të tij si ministër i Punëve të Jashtme dhe jurist, protokollet nuk janë pjesë përbërëse e Kornizës Negociuese.



Të ndryshme
Më shumë
Flaka Krelani befason me ndryshimin drastik, por transformimi i ri ngjall reagime të shumta22 September 2026
VLEN: Ajo që për BDI-në ishte e pamundur, me VLEN-in është e mundur18 December 2025
Amerikanët lëshojnë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në natyrë! Arsyeja do t’ju shokojë!23 August 2020