Nga Rajoni
24 July 2026
Kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Akademinë prestigjioze Sandhurst

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përfaqësuan Republikën e Kosovës në aktivitetin ndërkombëtar “International Cultural Evening”, të organizuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij aktiviteti, kadetët prezantuan para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës kulturën dhe identitetin e Kosovës, përmes gastronomisë tradicionale, veshjeve kombëtare, promovimit të potencialit turistik, si dhe historisë e trashëgimisë kulturore të vendit. Në mbështetje të aktivitetit morën pjesë edhe Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Ilir Beqiri, dhe zëvendëskonsulli Ilir Bytyqi. Ambasada e Kosovës në Londër vlerësoi se pjesëmarrja në një institucion prestigjioz si Sandhurst dëshmon profesionalizmin e FSK-së dhe përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar dhe avancimin e orientimit euroatlantik.



Të ndryshme
Më shumë
Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në Maqedoni 6 July 2021
Sali Berisha shpall protestë për krimet zgjedhore, denoncon manipulimet në diasporë13 May 2025
Ndahet nga jeta “nëna e telenovelave”, Kasandra 2 July 2021