Nga Vendi
31 July 2020
Publikohet lista e kompanive që keqpërdorën ndihmën shtetërore dhe nuk i paguan punëtorët

Qeveria ka bërë publike emrat e kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore.

Pronarët e kompanive që janë në listë kanë marr ndihmën shtetërore për vete në vend që tua ndajnë punëtorëve. Në listë nuk saktësohet sa para ka marr secila kompani.

Bëhet fjalë për 708 kompani të cilat për muajin prill dhe maj kanë marr rreth 385 mijë euro nga shteti për subvencionim të rrogave por nuk janë paguar të punësuarit.

Kompanitë janë nga sferat e ndryshme dhe në të gjitha komunat. Emrat e tyre janë në faqen e Qeverisë vlada.gov.mk.



Të ndryshme
Më shumë
Murseli: Tetova është e gatshme për ndryshime të mëdha 5 October 2021
Egzon Sahiti prek me fjalët për Laurent Krasniqin25 September 2026
Mickoski në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, kujtimi i viktimave do të jetojë përgjithmonë16 March 2026