Nga Rajoni
27 July 2026
Konjufca: Albulena Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Glauk Konjufca, i cili tha se çështja pritet të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së partisë. “Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, deklaroi Konjufca. Ai gjithashtu tha se nuk e sheh veten si kandidat për president dhe shprehu optimizëm për zhvillimin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e institucioneve. Sipas Konjufcës, pas zgjedhjeve të dhjetorit kishte pasur një bllokadë të plotë dhe, sipas tij, synimi kishte qenë që vendi të rikthehej në zgjedhje. Ai theksoi se tani duhet parë se si do të zhvillohet situata brenda LDK-së, duke nënvizuar se kjo parti ka autonominë e plotë për vendimmarrjen e saj. Ndërkohë, bisedimet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbeten të pezulluara, në një kohë kur brenda LDK-së është kërkuar mbajtja e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar drejtimin e partisë nga Lumir Abdixhiku. 



Të ndryshme
Më shumë
Shkarkimi i Ziberit/ Ademi ‘selam’ Filipçes: Ndoshta mundesh me shkarku, por nuk do te mundesh më, sepse do te shkarkohesh vet!27 June 2020
Britania ndalon reklamat televizive, online të ushqimeve të pashëndetshme para orës 21:0025 June 2021
Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim13 September 2021