Nga Vendi
30 July 2026
Çairi në transformim, vijojnë punimet në rrugë, trotuare dhe hapësira publike

Në çdo zonë të Çairit po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Investimet janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore, rikonstruksionin e rrugëve, trotuareve dhe rregullimin e hapësirave publike. “Po punojmë në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin”, thuhet në mesazhin e publikuar nga drejtuesit lokalë, duke theksuar se projektet po zhvillohen me një ritëm të dukshëm për banorët. Sipas këtij qëndrimi, synimi është që përmes investimeve të krijohet një mjedis më funksional dhe më i përshtatshëm për jetën e përditshme të qytetarëve. “Kjo është mënyra jonë e qeverisjes: punë, investime dhe rezultate. Për qytetet tona, për qytetarët tanë dhe për shtetin tonë”, është shprehur në deklaratë.



Të ndryshme
Më shumë
Në Shkup mbahet Mini Shengeni, pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Vuçiqi29 July 2021
Donald Trump u rikthehet tubimeve28 June 2021
Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi 2 August 2021