Nga Rajoni
31 July 2026
Reagime pas takimit Vuçiç–Dana White, në qendër të vëmendjes lahuta

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç me presidentin dhe CEO-n e UFC-së, Dana White, ka ngjallur reagime në rrjet, veçanërisht për një dhuratë të paraqitur gjatë takimit. Sipas pamjeve dhe raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Vuçiç i ka dhuruar White një lahutë, në kuadër të promovimit të eventit të parë të UFC-së në Beograd, të planifikuar për 1 gusht. Dhurata ka hapur debat për prejardhjen dhe identitetin kulturor të këtij instrumenti tradicional, ndërsa në hapësirat shqiptare është kundërshtuar pretendimi se lahuta mund të paraqitet thjesht si pjesë e trashëgimisë folklorike serbe. Debati është rikthyer në vëmendje edhe për shkak të lidhjes së lahutës me traditën e pasur të këngëve epike në trevat shqiptare të veriut. Takimi mes Vuçiçit dhe White u zhvillua në prag të debutimit të UFC-së në Serbi. Organizata ka konfirmuar zyrtarisht se eventi do të mbahet në Beograd më 1 gusht, duke shënuar herën e parë që UFC organizon një event në Serbi.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Gabimet e Zaevit në energji u kushtojnë qytetarëve 15 milionë euro në muaj26 October 2021
Shtatë persona nga Gostivari në vend që të jenë në izolim, ata janë larguar nga shteti 13 August 2021
Ndryshimi i klimës shkatërroi jetën në Mars, si u zhduk uji?23 July 2021