Nga Vendi
2 August 2026
“Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi”, ambasadori i Shqipërisë uron 2 Gushtin

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ka përcjellë urimet e tij për 2 Gushtin, Ditën e Republikës, duke e lidhur këtë datë me mesazhin e bashkimit, barazisë dhe bashkëjetesës mes komuniteteve. Duke cituar thënien, “Каква Македонија ќе изградиме, таква ќе ја имаме”, që në shqip do të thotë, “Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi”, ambasadori theksoi se kjo fjali vazhdon të mbartë një mesazh të rëndësishëm edhe sot. “Një shtet i ngritur mbi barazinë e qytetarëve dhe bashkësive që e përbëjnë, ku secili e njeh veten si bashkëthemelues e kontribues”, shkroi ai, duke e cilësuar Ilindenin si simbol të forcës së bashkimit, guximit dhe sakrificës së brezave që kërkuan liri dhe dinjitet. Ambasadori tha se këtë frymë e sheh edhe sot, teksa jeton dhe punon në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar veçanërisht njerëzit e vendit. Sipas tij, qëllimi i përbashkët duhet të vazhdojë përmes institucioneve, besimit mes bashkësive dhe rrugës evropiane, “që e ecim bashkë krah për krah”. Në fund të mesazhit të tij, ambasadori uroi, “Gëzuar 2 Gushtin, Ditën e Republikës!”



Të ndryshme
Më shumë
Musliu: Edhe fëmija në djep, e di që Qeveria Kurti është dështim 3 August 2021
Tragjedia e Tetovës, Kaleska: Shkarkimi i ministrit apo zëvendësministrit nuk është zgjidhje17 September 2021
Ngacmuan një vajzë, rrahje me karrige mes kamarierëve dhe një grupi tjetër22 June 2021