Nga Vendi
5 August 2026
Ahmeti vlerëson ambasadorin çek Ludva, thekson rëndësinë e integrimit evropian dhe Marrëveshjes së Ohrit

Ali Ahmeti ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik. Gjatë takimit, Ahmeti shprehu mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i parimit të barazisë dhe përshpejtimi i reformave që lidhen me anëtarësimin në BE. Duke e falënderuar ambasadorin Ludva për angazhimin e tij gjatë mandatit, Ahmeti i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
Memorandum për kulturën dhe shkencën, Presheva forcon lidhjet me Akademinë “Rrënjët Tona”28 February 2026
Seria A starton më 19 shtator 2 September 2020
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Zgjedhjet e balotazhit13 October 2025