Nga Rajoni
6 August 2026
Behrami kritikon Kurtin pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: “Durimi po sosët”

Deputeti i sapobetuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën e krijuar politike. Seanca konstituive u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa Kurti kërkoi kohë shtesë me arsyetimin se ende nuk është arritur një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Behrami e ka komentuar ashpër këtë zhvillim përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ku ka akuzuar Kurtin për mënyrën e drejtimit të institucioneve. “I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në ‘Banana Republic’!”, ka shkruar Behrami. Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu se pakënaqësitë mund të sjellin reagime qytetare, duke theksuar se, sipas tij, situata aktuale po e vështirëson funksionimin institucional. “Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, ka deklaruar Behrami. Reagimi i tij vjen në një kohë kur procesi i formimit të institucioneve të reja në Kosovë vazhdon të përballet me pengesa politike. /Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
BESA nuk pajtohet me qendrimin e Zaev, ja çfarë thotë Hoxha26 June 2021
Kurti nga varrimi në Ferizaj: Duhet të sjellim drejtësi që Marigona të prehet në paqe24 August 2021
Në bazën e NATO-s janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë, tregon Osmani17 August 2021