Nga Vendi
6 August 2026
Agon Ferati takon ambasadoren gjermane Petra Drexler, në fokus bashkëpunimi dhe proceset reformuese

 

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ku në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe mbështetja e proceseve reformuese në vend. Gjatë takimit u diskutua për rolin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në zhvillimin institucional, avancimin e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në proceset shoqërore. “Gjermania mbetet partner i rëndësishëm për reforma dhe zhvillim institucional”, theksoi ministri Ferati, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për perspektivën evropiane, stabilitetin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të qëndrimeve për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale mes dy vendeve. Burimi: Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati.

 



Të ndryshme
Më shumë
Tramp: Në Afganistan shpenzuam sa buxheti ushtarak i Rusisë18 August 2021
Almeda ndanë momentet e para të lindjes së vajzës, Alina22 June 2021
Foto/”The Sun” tallet me Xherdan Shaqirin, pasi paparacët e kapin në jaht me tre femra 5 August 2020