ShowBiz
5 August 2020
Foto/”The Sun” tallet me Xherdan Shaqirin, pasi paparacët e kapin në jaht me tre femra

Mediat angleze kanë vènè nè lojefutbollistin e Liverpol, Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në shoqèrinè e tre vajzave një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të festojë, në shoqëri të këndshme por, tabloidi britanik “The Sun”, është tallur me moskujdesin e futbollistit shqiptar nga Zhegra, duke thënë se ai ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, si ngjyra e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri harron kremin e diellit dhe tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin11 August 2020
Votojnë edhe banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë14 February 2021
Rekord I Ri I Rasteve Të Reja Me Covid-19 Në RMV17 October 2020