Nga Rajoni
8 August 2026
Baloku: E dinë se Kushtetuta nuk është shkelur, qëllimi i tyre është ta çojnë Kosovën në zgjedhje të reja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka kritikuar partitë opozitare lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e tyre ndaj procedurave kushtetuese. Baloku ka ngritur pyetjen se pse deputetët që një natë më parë pretenduan se ishte shkelur Kushtetuta, të nesërmen u bashkuan me deputetët e tjerë në seancën e Kuvendit. “Thanë se e kemi shkelur Kushtetutën mbrëmë. Atëherë, pse sot erdhën dhe u bashkuan me ne në seancën e Kuvendit?”, ka deklaruar ai. Sipas Balokut, kundërshtarët politikë “e dinë shumë mirë se Kushtetuta nuk është shkelur” dhe se qëndrimi i tyre lidhet me synimin për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Qëllimi i tyre është tjetër: duan ta çojnë Kosovën në zgjedhje të reja”, është shprehur deputeti i Vetëvendosjes, duke ngritur edhe pyetjen se me kë do të mund të krijoheshin institucionet pas një procesi të ri zgjedhor. “Në zgjedhje të reja, ku shpresojnë se mund t’i krijojnë institucionet. Por me kë? Me Listën Serbe?”, ka thënë Baloku. Në pjesën tjetër të deklaratës, ai ka përdorur një gjuhë të ashpër politike ndaj kundërshtarëve, duke pretenduar se disa prej tyre ndodhen pranë fundit të karrierës politike. “Një numër i konsiderueshëm i karrierave të tyre politike është drejt fundit”, ka deklaruar ai. Baloku e ka mbyllur reagimin me një tjetër akuzë politike, duke thënë se këto, sipas tij, janë “momentet e fundit për të qëndruar edhe disa ditë në skenën politike të Kosovës” dhe se, nëse nuk ndryshojnë qasje, do të kujtohen “vetëm si zhvatës dhe shfrytëzues të pasluftës”.



Të ndryshme
Më shumë
Adrola Dushi si ‘pehri’, jo rastësisht femra më e bukur në shqiptari! (FOTO) 7 September 2020
Japonia evakuon anijet nga Gjiri Persik, tankeri i bllokuar nis udhëtimin drejt vendit19 June 2026
Maqedoni, pas 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit mësojnë ende me libra të dëmtuar29 October 2021