Nga Vendi
9 August 2026
15 persona të ndaluar brenda 24 orëve për shkelje në trafik, 4 prej tyre të mitur

Policia ka privuar nga liria 15 persona në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të trafikut dhe drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tetë prej personave janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa katër prej tyre janë të mitur. Katër persona të tjerë janë konstatuar duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Në mesin e rasteve të evidentuara janë edhe persona që kanë drejtuar automjetet pavarësisht ndalesës aktive për drejtim, ndërsa në disa raste janë konstatuar më shumë se një shkelje njëkohësisht. MPB bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë periudhës së ndalesës së drejtimit apo nën ndikimin e alkoolit.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok26 August 2021
Estonia do të ndihmojë në digjitalizimin e Maqedonisë së Veriut24 September 2021
Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, arrestohet në spital 51-vjeçari 6 July 2021