Nga Rajoni
13 August 2026
Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës

Rreth një mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar gjatë tri ditëve Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Gjatë vizitës, ata u pritën nga kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht U.D. Presidente e Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe nga deputetë dhe zyrtarë të administratës. Bashkatdhetarët u njohën nga afër me punën dhe funksionimin e Kuvendit, përgjegjësitë e tij dhe rolin që ka në jetën demokratike të vendit. Ata vizituan edhe hapësirat e institucionit, përfshirë sallën plenare, ndërsa morën informacione për historikun dhe veprimtarinë e Kuvendit. Gjatë ditës së tretë, vizita në sallën plenare u ndërpre për disa minuta, pasi aty ndodheshin deputetë të PDK-së dhe AAK-së, në një kohë kur nuk ishte thirrur seancë plenare. Aktiviteti u përmbyll me bashkëbisedime dhe shkëmbim mendimesh mes bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur, duke synuar forcimin e lidhjes ndërmjet Kosovës dhe mërgatës së saj. Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” është pjesë e nismave të Kuvendit për të afruar qytetarët me institucionin dhe për t’u mundësuar atyre të njihen nga afër me punën e tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO, Ahmeti: Dikur me akuzonin se qeverisja me kriminelët30 August 2021
Dhe ky është truri juaj TikTok10 January 2024
Lotaria në kërkim të personit që fitoi 2.4 milionë euro para dy muajve, nuk u lajmërua për paratë27 October 2021