Nga Vendi
20 August 2026
Kujdes nga SMS-të e rreme të “Qytetit të Sigurt”, MPB paralajmëron qytetarët

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mesazhe të rreme që shfrytëzojnë emrin e sistemit “Qytet i Sigurt” për t’i bindur ata të paguajnë kundërvajtje të supozuara në trafik. Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar për rritje të sulmeve phishing përmes SMS-ve, e-maileve, faqeve të internetit dhe rrjeteve sociale. Sipas MPB-së, mesazhet paraqiten sikur vijnë nga Departamenti për Automjete Motorike dhe përmbajnë një lidhje të rreme, përmes së cilës qytetarët drejtohen drejt një faqeje ku u kërkohet të kryejnë pagesën për një gjobë që në fakt nuk ekziston. “Mos hapni lidhje dhe mesazhe të dyshimta dhe asnjëherë mos ndani të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara”, apelon MPB-ja. Për të dalluar një njoftim të vërtetë nga një mashtrim, autoritetet sqarojnë se SMS-të zyrtare për kundërvajtje duhet të dërgohen nga dërguesi “MVR-SC”, ndërsa mesazhi duhet të përmbajë targën e automjetit dhe një lidhje në domenin zyrtar safecountry.mvr.gov.mk. MPB këshillon qytetarët të kontrollojnë me kujdes adresën e dërguesit, të aktivizojnë autentifikimin me dy faktorë dhe çdo mesazh të dyshimtë ta raportojnë te institucionet kompetente ose te banka e tyre. Ndërkohë, Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së vijon hetimet për identifikimin dhe ndjekjen e autorëve të këtyre mashtrimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi kushtëzon dasmën, aktorja e ‘Ertugrul’ martohet online15 May 2020
Rama ia kthen Kurtit: Kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele29 July 2021
QMK: Dy zjarre aktive, katër nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar11 September 2026