ShowBiz
25 August 2026
Adelina Ismaili i beson Ateliesë “BENE” look-un e rikthimit: stili që po merr vëmendjen

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, po rikthehet në skenë me një projekt të shumëpritur në bashkëpunim me DJ Gimbo, ndërsa për paraqitjen e saj ka zgjedhur një emër që po spikat gjithnjë e më shumë në botën e modës, Atelienë “BENE”.
Bashkëpunimi i Adelinës me DJ Gimbo është tashmë i konfirmuar dhe projekti muzikor mban titullin “Janane”, me publikimin e paralajmëruar për 27 gusht. Në pamjet e publikuara, këngëtarja shfaqet me një stil që ndërthur elemente moderne dhe tradicionale, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj të veçantë artistik.
Për këtë paraqitje, veshja i është besuar Ateliesë “BENE”, ku kreativiteti dhe puna e Neshat Lokit, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Bajrami, kanë sjellë një interpretim të veçantë të stilit të artistes. Eleganca, karakteri dhe detajet e kuruara e bëjnë këtë zgjedhje të përshtatet natyrshëm me figurën e një artisteje si Adelina Ismaili.
Zgjedhja e saj për “BENE” shihet edhe si një vlerësim për kreativitetin dhe stilin e veçantë që atelieja përcjell në krijimet e saj. Për një rikthim kaq të komentuar, moda nuk është thjesht një detaj, por pjesë e imazhit dhe e historisë që artistja po sjell sërish në skenën shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës-ja kush thotë 3 September 2021
Teuta Arifi në katër vitet e ardhëshme do ta rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50 8 October 2021
Osmani: Bullgaria konteston emrin e shkurtër dhe gjuhën26 October 2020