Nga Vendi
8 September 2026
VLEN: 35 vjet Pavarësi, bashkë ndërtojmë një shtet evropian dhe të barabartë

"Sot shënojmë 35-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, një datë historike që përfaqëson vullnetin e qytetarëve për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik dhe sovran. Kjo ditë është e të gjithë qytetarëve të vendit, pavarësisht përkatësisë etnike, gjuhës, fesë apo bindjeve politike. Është një ditë që na kujton se shteti ndërtohet me kontributin e përbashkët dhe se e ardhmja jonë është më e fortë kur respektojmë njëri-tjetrin dhe garantojmë barazi për të gjithë", thuhet në urimin e partisë VLEN. 

Ata theksojnë se shqiptarët janë pjesë e pandashme e historisë, shtetësisë dhe zhvillimit të këtij vendi. Kontributi i tyre në ndërtimin e institucioneve dhe në forcimin e shoqërisë sonë është pjesë e pandashme e identitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Në 35 vitet e pavarësisë, vendi ka kaluar nëpër sfida të shumta dhe ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Sot, përgjegjësia jonë është të ndërtojmë një shtet funksional, demokratik dhe ekonomikisht të zhvilluar, ku barazia, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë vlera të përditshme dhe jo vetëm parime në letër.

Për VLEN-in, rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë. Integrimi në Bashkimin Evropian do të thotë më shumë standarde, më shumë mundësi për qytetarët, institucione më të forta dhe një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj.

Ta shënojmë këtë 35-vjetor me krenari për atë që kemi arritur, por edhe me përgjegjësi për atë që duhet të ndërtojmë.

Gëzuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!", thuhet në urimin e VLEN-it. 



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 17:00 është 38.78 për qind15 July 2020
Tërmet në Maqedoni15 July 2020
Prokuroria kërkon paraburgim për një person, dyshohet për vrasje të shokut 4 November 2025