Nga Vendi
14 September 2026
Nesër në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se nesër do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se përmes këtij tubimi synojnë të përcjellin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët! ”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Veliaj kërkon hetim për “Nesti Angonin”, kallëzimi me identitet të rremë që nisi procedimin ndaj tij17 April 2026
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka shënuar rritje brenda pesë ditëve26 October 2021
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini 2 July 2021