Nga Vendi
8 September 2026
Krisma në Haraçinë, MPB jep detaje për plagosjen e një 48 vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur me armë zjarri në hyrje të Haraçinës. Sipas raportimit, ndaj tij ka qëlluar një person të cilin e njihte, i cili ndodhej në një automjet së bashku me një person tjetër.

Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 01:50, pasi i plagosuri, A.M. (48), është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me plagë nga arma e zjarrit.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, kur nga automjeti një person i njohur për 48-vjeçarin ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


 



Të ndryshme
Më shumë
Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së22 September 2026
Shkëndija kualifikohet, ambasadori Meidani: Sot të gjithë festojmë me ju30 July 2026
Ermonela Jaho feston ditëlindjen, zëri shqiptar që magjeps botën me artin e saj18 July 2026