Nga Vendi
30 July 2026
Shkëndija kualifikohet, ambasadori Meidani: Sot të gjithë festojmë me ju

Kualifikimi i Shkëndijës së Tetovës në turin e tretë të Ligës së Konferencës ka sjellë urime edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.
Përmes një reagimi, Meidani përgëzoi skuadrën tetovare për paraqitjen dhe fitoren ndaj ekipit slloven, duke e cilësuar ndeshjen si spektakolare dhe suksesin si të merituar.
“Urime kampionëve të Shkëndijës së Tetovës për lojën spektakolare, fitoren e merituar ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës!”, shkroi ambasadori Meidani.
Ai theksoi gjithashtu karakterin dhe krenarinë e skuadrës, duke shtuar se, “kur luhet me zemër, karakter dhe krenari kuqezi, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”.
Në fund të reagimit të tij, Meidani u shpreh se suksesi i Shkëndijës është një moment feste për të gjithë, duke shkruar, “Sonte të gjithë festojmë me ju!”.



Të ndryshme
Më shumë
Rrjetet sociale, ndalimi për të miturit nuk po funksionon në Australi14 July 2026
Luana paralajmëron këngën e re “Një mijë vjet”16 June 2021
Arrestim për sulmin në Banjskë, i dyshuari ndalohet në Merdar17 April 2026