Nga Rajoni
9 September 2026
LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, kandidate për nënkryetarë nga PDK-ja do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa LDK-ja ende nuk e zyrtarizuar, pasi këto dy parti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.

Se si do të zhvillohet procesi i votimit dhe cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës së Haxhiut, pritet të qartësohet gjatë seancës.

 



Të ndryshme
Më shumë
Reagon ministri Shasivari: Nuk mbështeta Gjykatën Speciale, mos më shtrembëroni qëndrimin 13 September 2026
Mickoski: E ardhmja duhet të jetë më e fortë se ndarjet13 August 2026
Rexhepi paralajmëron krizë politike, mungesa e unitetit po dëmton shqiptarët18 March 2026