Nga Vendi
2 August 2020
Të martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, informon gazeta “KOHA”.

Lajmin për “KOHA” e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake.

Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. (D.J/koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë
Kapet me 100 mijë franga një shofer nga Gostivari në vendkalimin kufitar Deve Bair 2 September 2021
Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi 2 August 2021
Kumanovë: Protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike14 August 2020