Nga Bota
10 September 2026
Trump: Jemi prodhuesit më e mëdhenj të naftës në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja është bërë prodhuesja më e madhe e naftës në botë, pa përfshirë rezervat e mëdha të Venezuelës, të cilat SHBA-ja i ka shtuar së fundmi në rezervat e saj.

Duke folur në një tubim në Dallas të Teksasit, Trump përshëndeti një marrëveshje energjetike që përfshin rezervat e provuara të naftës të Venezuelës, të vlerësuara në 65 miliardë fuçi, duke e cilësuar atë potencialisht si "marrëveshjen më të madhe në historinë e vendit".
"Tani jemi më të mëdhenjtë në botë dhe kjo pa Venezuelën, të cilën sapo e kemi shtuar në rezervat tona", tha ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi detajet e marrëveshjes energjetike, sipas së cilës "North American Blue Energy Partners" (NABEP) do t'i jepte Zyrës së Kapitalit Strategjik të Pentagonit 35% qind të aksioneve në kompaninë e saj mëmë, pa asnjë kosto për taksapaguesit amerikanë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së do të kishte gjithashtu të drejtën të blinte 20% të prodhimit me çmimin e kostos.

Shtëpia e Bardhë tha se NABEP ka siguruar koncesione 100-vjeçare që mbulojnë 17 fusha nafte ndërsa presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, më herët e kishte përshkruar marrëveshjen si një marrëveshje 25-vjeçare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja pritet të gjenerojë 200 miliardë dollarë nga honoraret dhe taksat gjatë 25 viteve të para ndërsa fondet do të përdoren për rindërtimin dhe zhvillimin social të Venezuelës. 



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas tragjedisë pranë Hanit të Elezit21 July 2026
E revoltuar Tuna Sejdi kërkon shkarkimin e gjyqtares shqiptare që e dënoi me 8 muaj personin që dhunoi një 15-vjeçare27 October 2021
SHGM kërkon transparencë të plotë në zgjedhjen e drejtuesve të RTM-së17 April 2026