Nga Vendi
2 August 2020
Fëmijët deri në 14 vjet më shumë infektojnë, s’është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve

Mjeku Dragan Danailovski për Kanal5 thotë se ka frikë nga viti i ri shkollor duke pasur parasysh pandeminë.

“Nuk e di si do të duket që fëmijët të mbajnë maska për 4-5 orë. Kam frikë se nuk do ketë sukses në këtë aspekt”, tha Danilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se janë publikuar dy studime dhe se te njëra thotë se fëmijët deri në 5 vjet kanë 10 deri në 100 herë më shumë viruse në hundë, ndërsa një studim tjetër në Itali, thotë Danailovski, thotë se fëmijët nën 14 vjet më shumë po e përçojnë virusit.

“Kjo do të thotë se sipas gjendjes tonë epidemiologjike te ne, nuk është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve”, tha Danailovski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fshati Tearcë ballafaqohet me mungesë të ujit për pije 2 July 2020
BDI-ja propozon Jeton Shaqirin për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës 22 August 2020
ARTISTËT E KOMBIT NË MBËSHTETJE TË KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË R.M.V10 July 2020