Nga Vendi
11 September 2026
LSDM: Ku përfunduan mbi 5 milionë euro të festës së pavarësisë?

"Edhe një herë, është konfirmuar se mashtruesi Mickoski po gënjen sapo hap gojën. Dje, edhe zëdhënësja e tij qeveritare e mohoi në një konferencë për shtyp. Nuk janë "0 denarë" siç gënjeu Mickoski, por mbi 5 milionë euro, para të popullit, u shpenzuan për festimin e pavarësisë. Ajo që kryetari Filipçe dhe LSDM kanë thënë që nga fillimi është konfirmuar", thonë nga LSDM duke e akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski, në lidhje me harxhimet për festën e pavarësisë.

"Përmes Lotarisë Shtetërore, e cila është një kompani 100% shtetërore, janë shpenzuar mbi 5 milionë euro dhe askush nuk e di se ku dhe për çfarë. Pasi pranon se nuk janë "0 denarë" por mbi 5 milionë euro, Mickoski duhet të njoftojë publikisht se ku përfunduan paratë e qytetarëve. Cilat kompani morën miliona euro nga paratë e popullit, bazuar në cilat kritere? Sa milionë euro u shpenzuan për komisione dhe përqindje?".


"Ky është një përvetësim i madh parash, një koncept i shtrembër qeverisjeje nga Mickoski dhe Grupi i tij i Krimit të Organizuar. Qytetarët po gënjehen se ka kushtuar “0 denarë”, po fshihen informacionet, po bëhen manipulime ndërsa miliona dollarë kanë përfunduar në xhepat e dikujt. Ne kërkojmë që Mickoski të publikojë menjëherë të gjitha pagesat, në mënyrë që qytetarët që kanë paguar 5 milionë euro nga paratë e tyre të dinë se kush sa para ka marrë dhe për çfarë", thonë nga LSDM.



Të ndryshme
Më shumë
Talebanët e shkatërrojnë televizorin me sëpatë: Është haram24 August 2021
Abazoviq: Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt sesa Serbia 1 July 2021
15 persona të ndaluar brenda 24 orëve për shkelje në trafik, 4 prej tyre të mitur 9 August 2026