ShowBiz
11 September 2026
Pak para gjykimit final, Gold AG publikon një fotografi të rrallë me Rexhep Selimin

Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi.

Fotografinë ai e ka ndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa në të shihet teksa mban në duar flamurin e UÇK-së, mbi të cilin ka vendosur nënshkrimin e tij edhe Rexhep Selimi.


Publikimi vjen pak ditë para shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku Selimi, së bashku me ish-krerë të tjerë të UÇK-së, po përballet me aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Gold Ag është shprehur më herët optimist për përfundimin e procesit gjyqësor dhe lirimin e Selimit nga akuzat.

“Ju presim o vlla i dashun”, ka shkruar Gold Ag krahas fotografisë së publikuar.

Rexhep Selimi, ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. 



Të ndryshme
Më shumë
Dalin fotografitë: Si dukej Ada e “Për’puthen” para ndërhyrjeve?28 September 2021
Studimi izraelit: Vaksina Pfizer ka lidhje me një sëmundje të rrallë të gjakut23 June 2021
Rikthimi i llogarive në WhatsApp, KOS-CERT tregon ku duhet të raportohen rastet29 September 2026