Nga Rajoni
12 September 2026
Arratisja spektakolare e shqiptarit në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov

41-vjeçari Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi.

41-vjeçari nga Korça rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.


Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital

Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Çipi arriti të arratisej.

Policia greke arriti ta identifikojë Çipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa 24 vjeç edhe këta nga Korça. Sipas policisë greke, Gentian Çipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.

Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: 293 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion 5 July 2021
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 33 gradë 9 July 2020
Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat22 September 2026