Nga Rajoni
13 September 2026
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për Liri, të mbajtur dje në Prishtinë, ku mijëra qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Krahas fotografisë që pasqyron masivitetin e marshit, Hoxhaj ka përshëndetur pjesëmarrësit me një mesazh të shkurtër dhe emocional.

“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ishte pjesë e marshit së bashku me familjen e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Shkollës islame në Angli i gjendet libri që bën thirrje për vrasje të homoseksualëve21 July 2021
Rama riformaton qeverinë, ndryshime në 6 dikastere, Albana Koçiu zv.kryeministre26 February 2026
Çka i bëri bashkë Era Istrefin dhe Skerdin? 31 August 2021