Nga Rajoni
14 September 2026
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se për vendimin e tij ka informuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton.

Sejdiu ka thënë se vendimin e ka marrë për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, si dhe për shkak të zhvillimeve politike që, sipas tij, e kanë devijuar procesin.


“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President i Republikës së Kosovës dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohen 490 raste të reja me coronavirus në Maqedoni23 November 2021
BE-ja ia rrit shpresat Shkupit për bisedimet e anëtarësimit 4 October 2021
Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët23 September 2025