ShowBiz
15 September 2026
Ngjarja e bujshme me Jozin, zhduket nga rrjetet sociale Edi Kuçi

Eduard Kuçi ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, pas përplasjes së bujshme me këngëtarin Jozefin Marku, një ngjarje që ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit.

Konflikti mes dy personazheve nisi pas disa deklaratave në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, Kuçi kishte publikuar një video me ofendime dhe kërcënime ndaj Markut, duke iu referuar edhe një konflikti të mëparshëm që lidhej me Gjestin.

 

 Foto: Instagram

Më vonë, të dy u përballën në rrugë, ku situata përfundoi në përleshje fizike.

Pamjet e publikuara nga momenti i konfliktit treguan përplasjen mes tyre, ndërsa në vazhdim Marku u arrestua në lidhje me dhunën ndaj Kuçit.

 

 Edi

Gjykata më pas caktoi ndaj ish-banorit të Big Brother dhe shoferit të tij, Kristjan Nikollit, masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.

Në deklaratat pas arrestimit, Marku ka pretenduar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ndaj Kuçit është bërë me dije se është ngritur akuza për moskallëzim krimi dhe ai është shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

 

 Edi dhe Jozi

Në mes të këtyre zhvillimeve, Kuçi ka vendosur të largohet nga Instagrami, duke mbyllur profilin e tij.

Ende nuk dihet nëse vendimi është i përkohshëm apo nëse ai ka zgjedhur të qëndrojë për një periudhë më të gjatë larg rrjeteve sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Rama ndoqi Kuvendin e Berishës? Fotoja që qarkullon në rrjetet sociale11 December 2021
Franca premton 3,000 mësues shtesë pas protestave të nxënësve për më shumë investime në arsim 9 October 2026
Kasami prerë: Limani jashtë loje, VLEN do t'i propozojë vetë emrat për qeverinë16 June 2026