Nga Rajoni
15 September 2026
Flamuri i UÇK-së vendoset në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, vetëm 24 orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vendosja e flamurit vjen 24 orë para ditës kur në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykata ka konfirmuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për këtë datë.

Në Hagë tashmë kanë nisur aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se aktivitetet e saj janë zhvendosur nga Kosova drejt Hagës, ku pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes”.



Të ndryshme
Më shumë
Protestat në Itali! “Kush thyen do të paguajë”, Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç21 October 2026
Këta aktorë nga Turqia janë me origjinë shqiptare18 October 2021
Stuhia goditi rëndë Shkupin dhe qytete të tjera, çati të shkulura, pemë të rrëzuara dhe dhjetëra automjete të dëmtuara23 July 2026