Nga Rajoni
16 September 2026
“A ka rrezik të vdesë në burg?” Milaim Zeka shpërthen në lot teksa rrëfen bisedën me vajzën e tij

Gazetari Milaim Zeka ka shpërthyer në lot gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, teksa komentonte vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Në një moment emocional, Zeka rrëfeu një bisedë me vajzën e tij 10-vjeçare, e cila, sipas tij, ishte shqetësuar për fatin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për protestë, ndërsa vajza e dytë, që është 10 vjeç, më tha: ‘Babi, sa vjeç është Hashim Thaçi?’. Tha: ‘A ka rrezik të vdesë në burg?’”, tregoi Zeka, duke mos i mbajtur dot lotët. Gazetari u ndal edhe te mosha e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke theksuar: “E imagjinon bacin Jakup 75 vjeç, të gjithë këta?” Më tej, Zeka tha se vëmendja duhet të përqendrohet edhe te institucionet e Kosovës dhe te roli i Kuvendit. Duke iu referuar avokatit të Thaçit, ai deklaroi: “I vetmi njeri që ka fol, domethënë ç’ka duhet me fol, që unë kam fol që 3-4 vjet, është avokati i Thaçit. Avokati i Thaçit sot drejtoi gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek askush tjetër.” Ai shtoi se, sipas tij, protestat nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me veprim institucional, duke e mbyllur me shqetësimin për ndikimin emocional të zhvillimeve te fëmijët. “Kjo po më prek, shqetësimi i fëmijëve tanë, se ne e kemi ngrënë këtë dynja. Është turp”, tha Zeka në “Shqipëria Live”. Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Autobusi i djegur largohet nga vendi i fatkeqësisë në Bullgari (VIDEO)23 November 2021
Shkup, gjendet mjet eksploziv në një puset23 June 2020
Carovska: Të rinjtë përmes miqësisë mund ta çojnë Ballkanin Perëndimor drejt familjes evropiane 1 July 2021