ShowBiz
17 September 2026
Me plis në kokë e flamurin e Kosovës mbi supe, Flaka Krelani në 'Times Square' për t'i çuar mesazh Hagës pas vendimit

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtarja Flaka Krelani ka reaguar nga New Yorku, duke publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës.

Artistja, e cila prej kohësh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pozuar në Times Square e mbështjellë me flamurin e Kosovës dhe me plis në kokë.

Krahas fotografisë, Krelani ka përcjellë edhe një mesazh për Kosovën dhe historinë e saj.

“Larg Kosovës, por KURRË larg historisë së saj!”, ka shkruar ajo.

Në vazhdim, këngëtarja ka shtuar: “Me flamurin e lirisë mbi supe dhe me kujtesën e një populli që nuk harron”.

Reagimi i Flaka Krelanit vjen në një ditë kur vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Krelani, e cila jeton dhe vepron në SHBA, duket se i është bashkuar zërave të komunitetit shqiptar atje që kanë shprehur qëndrimet e tyre pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.

Fotografia e publikuar nga Times Square ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa përmes saj artistja ka vënë në pah flamurin e Kosovës dhe simbolikën e plisit, duke e shoqëruar imazhin me një mesazh për ruajtjen e kujtesës historike. 



Të ndryshme
Më shumë
NASA: Toka po thith nxehtësi si asnjëherë më parë21 June 2021
Carovska: Nuk ka nxënës të infektuar në shkolla, të respektohen protokollet shëndetësore 3 September 2021
Justina Shiroka- Pula, presidentja e zgjedhur me më së shumti vota – ja nga sa i kishin marrë presidentët e Kosovës ndër vite 7 October 2026