ShowBiz
18 September 2026
Krejtësisht në fshehtësi, Marin bëhet sërish baba dhe kjo është gjinia e bebit

Marin dhe bashkëshortja e tij Alba janë bërë sërish prindër.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit rrugëtimin e shtatzënisë dhe momentin e ëmbël kur mban në gjoks foshnjën e saj të porsalindur nga shtrati i spitalit.

Përmes këtij postimi, Alba zbuloi se kishte zgjedhur ta shijonte në privatësi këtë periudhë të ëmbël gjatë të gjithë muajve të kaluar, duke shoqëruar videon me mbishkrimin: “Këtu kam qenë për 9 muajt e fundit… shumë prej jush e gjetën saktë!”.

Lajmi për lindjen vjen pasi ajo ngjalli fillimisht kureshtjen e ndjekësve duke publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duke bërë një ndryshim domethënës në Instagram.

Në përshkrimin e profilit të saj (bio), Alba kishte shtuar pranë emrave të fëmijëve edhe emrin “Madison”, duke zbuluar kështu gjininë dhe emrin e veçantë të pjesëtarit më të ri të familjes.

Krejtësisht në fshehtësi, Marin bëhet sërish baba dhe kjo është gjinia e bebit



Të ndryshme
Më shumë
Nisin zgjedhjet parlamentare, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë13 July 2020
“Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos16 June 2021
Shënohet 20-vjetori i UEJL19 November 2021