Nga Rajoni
19 September 2026
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi: Sa larg shkoi Gjykata Speciale, atë nuk e bëri as Prokuroria

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar sërish, duke ngritur alarmin se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”.

Mishetiq në një postim në X, saktësisht në një replikë ndaj analistit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelecit ka ngritur alarmin se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”, duke vlerësuar se për të arritur pavarësinë e Kosovës sipas Gjykatës Speciale, UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale.

“Trupi Gjykues ka vlerësuar se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (JCE) dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje, edhe Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.

Prandaj, Prelec ka pjesërisht të drejtë se gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi (pasi nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë), por ajo deklaroi se mjetet e përdorura për arritjen e pavarësisë së Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale”, shkruan Mishetiq. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: 25 vjet pas Ohrit, barazia duhet të matet me ligje, investime dhe zhvillim12 August 2026
Fjolla Morina në spitalin e Kukësit para se të kalojë në qelitë e paraburgimit19 September 2020
Cristiano Ronaldo e mbyll ëndrrën e Botërorit me lot pas eliminimit nga Spanja 7 July 2026