Nga Rajoni
19 September 2026
Bedri Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka thënë se gjatë vizitave i ka siguruar familjet se nuk janë vetëm dhe se mbështetja ndaj tyre do të vazhdojë.

“Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë”, ka shkruar Hamza.

 

 telegrafi.com

 

 telegrafi.com

Kreu i PDK-së ka thënë se dhimbjen e familjeve e ndan edhe populli i Kosovës.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka deklaruar ai.

 

Hamza ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Nga masa për arrest shtëpiak te dorëzimi në pikëkalimin kufitar në Morinë, krejt çka rreth rastit të Vlora Hysenit23 September 2026
?PDK shpreh shqetësim për mos angazhim të institucioneve për pastrimin e rrugëve nga bora14 February 2021
ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 419 mijë qytetarë13 September 2021