Nga Rajoni
19 September 2026
Behrami: EULEX Serbisë ia fshehën krimet, Kosovës ia mveshën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konfirmimit me ADN të tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, 27 vjet pas vrasjes së tyre.

Behrami ka akuzuar EULEX-in se e ka fshehur rastin dhe se ka pasur dijeni për vendndodhjen e viktimave, masakrën dhe autorët.

“EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!”, ka shkruar Behrami.

Ai ka kritikuar trajtimin e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve, duke deklaruar: “Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin! Ky është racizëm antishqiptar.”

 



Të ndryshme
Më shumë
Costa në Tiranë: Qëndrueshmëria dhe besimi, thelbësore për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor16 May 2025
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 15:00 është 31.78 për qind15 July 2020
Maqedoni: Me “Pfizer” do të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 deri 16 vjeç 8 July 2021