Nga Rajoni
21 September 2026
Rama flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë në krah Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Michigan, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa theksoi se mënyra e reagimit ndaj vendimit duhet të përcaktohet nga institucionet e Kosovës.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.

Gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në Michigan, Rama dha edhe një njoftim për hapjen e një konsullate shqiptare në këtë shtet.

“Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të. Shqipëria ka një derë tani kur ju të keni nevojë për çështje konsullore”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Rama ndodhet në Michigan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku është takuar me komunitetin shqiptar atje. 



Të ndryshme
Më shumë
Sot e pret Kurtin, çfarë thoshte presidenti francez pas takimit me Vuçiqin pak muaj më parë23 June 2021
Korrigjohet në Wikipedia prezantimi i Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte29 September 2026
BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Maqedonia e Shqipëria ‘mbeten’ jashtë29 June 2020