Nga Rajoni
23 September 2026
Duncan: Vendimi i Hagës ka nxitur protesta në Prishtinë dhe thirrje për bashkim me Shqipërinë

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë.

Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.



Të ndryshme
Më shumë
Arbana Osmani zbulon emrat e dy opinionistëve të “Big Brother VIP” 5 October 2021
Vetura merr flakë në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar (foto)27 June 2020
“Kosova Republikë”. Kurti kujton grevën historike të minatorëve të Trepçës20 February 2026