Nga Vendi
23 September 2026
Shasivari për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme

Ministri i Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari thotë se vendimi i Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk është zbatues dhe se juridikisht katërshja është e pafajshme.

"Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme", tha Shasivari.

Ai tha se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.

“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi”, tha Shasivari.



Të ndryshme
Më shumë
Europa i reziston kërkesës së Trump për mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit16 March 2026
Vjedhje e madhe në infrastrukturën hekurudhore në Draçevë, dëmi vlerësohet rreth 5 milionë euro 25 July 2026
Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina16 June 2021