ShowBiz
23 September 2026
Publikohet foto e rrallë e tenorit Ramë Lahajt gjatë luftës

Një fotografi e rrallë e tenorit kosovar Ramë Lahaj nga periudha e luftës në Kosovë është publikuar së fundmi, duke sjellë në vëmendje një tjetër moment nga e kaluara e tij.

Fotografia është publikuar nga ish-deputeti Daut Haradinaj, bashkë me një vlerësim për Lahajn, ku ai e cilëson si “luftëtari dhe tenori ynë i përmasave globale”, duke vënë në pah edhe angazhimin e tij gjatë periudhës së luftës.

“Krahas emrave më eminentë të botës së artit dhe kulturës, padyshim që qëndron edhe luftëtari dhe tenori i përmasave globale, Ramë Lahaj.Respekte pa fund për ju, ambasadori ynë i artit e kulturës sot dhe çlirimtar krah çlirimtarëve në prag të Kosovës që kërkonte liri”, ka shkruar Haradinaj.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shembja e rrugës në Prishtinë ngre dyshime për neglizhencë dhe rrezik nga ndërtimet31 March 2026
“13 kilogramë për 8 ditë”, Xhuli tregon si po rikthehet në formë pas lindjes 9 October 2026
Ardita Sinani takon Presidentin Bajram Begaj, në fokus Presheva dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës12 March 2026